Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Imazhi i Euro2016 kritikon Albana Osmanin. Prezantuesja: “Bëj tag dhe Kryeministrin që të kapësh lajmin”

July 20
14:15 2016

Daniel Nikolla, shqiptari imazh në Kampionatin Evropian France2016, ka postuar pak më parë një poster të prezantueses së Top channel, Albana Osmani, poster në të cilën shkruhej: “Unë jam grua: mos më burrëro! Jam një tempull: mos më përdhos! Jam brinja e ijës së Adamit tim. Më mbaj pranë zemrës, më mbro!”.

Ky poster është realizuar në kuadër të UNiTE, 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Dhjetor të 2014-ës, por Nikolla ka vendosur ta rikthejë edhe një herë në vëmendje duke marrë kështu edhe ai vëmendje pasi moderatorja Albana Osmani i ka kthyer përgjigje këtij postimi.

Ai shkruan: “Nuk e di nëse ishe e qartë se cfarë strukture seksiste fshihej mbas këtij posteri …?”.

Më pas, studenti pyet organizatat që kishin kontribuar në këtë poster: “I pasigurt nëse e dini për ç’ka po investoni në Shqipëri; E dinit që ky poster ishte seksist kur dhatë donacionin?”.

“Mos më burrëro? Më mbro? Brinja e ijës së Adamit tim??? Nuk e di a mund të bëhet me ofendues apo diskriminues ky poster..pa marrë parasysh faktin sa pak përfshirës është (dhuna ndodh jo vetëm të njerëzit cis), cfuqizon femrën (me mbro??) dhe merr për të mirëqenë heteronormativitetin.. Shtoji dhe një fytyrë të photoshopuar për të forcuar standartet idiote te bukurisë dhe ja ku kemi një mesazh super seksist për të adresuar një problem aq të rëndësishëm si dhuna..bravo!!”, – përfundon Nikolla.

Ndërkohë, kjo gjë nuk është lënë pa përgjigje nga prezantuesja Osmani.

“Pershendetje Daniel! Zoteria Imazh i Eu 2016!”, – shkruan Albana. “Ti jeton mesa di larg Shqipërise dhe pse nuk vë në dyshim “bibliotekën ” e lexuar mbase nga ty. Mos më Burrëro – mbart në vetvete më shumë se sa sipërfaqja të cilën mesa kuptoj se ke gërvishur. Nuk ke lexuar përmes rreshtave të shkosh në historinë e Burrneshave . Më Mbro; Është gjëja më e natyrshme dhe më e bukur ,të mbrosh me dashuri atë që është gjysma jote. Nuk bëhet fjalë për lloj mbrojtje tjetër. Brinja e ijës së Adamit tim ; kthehu në gjenezë ku gjithçka ishte në perfeksionin e krijimit dhe në barazinë hyjnore, Burrë e Grua u krijuan për të qenë marr-dhënie , mar dhe jep e anasjelltas. Besoj ke lexuar citimin e famshëm “Nga brinja e ijës për të qenë poshtë krahut, për t’u mbrojtur prej tij pranë zemrës për t’u dashur prej tij, jo nga këmbët për t’u shkelur prej tij ” . Nuk shfuqizohet femra… Shikoje me lupën e duhur. Në fakt ti po tregohesh paragjykues, dhe mbase seksist . Sepse po jep mend duke mos qenë i qartë dhe përfundimin nxirre vetë më mirë. Për më tepër kur më je drejtuar mua dhe ke bërë tag dhe @undp @unëoman . Ky nuk është shqetësim i joti i vërtetë. Po te ishte, ashtu siç u shfaqe si bukurosh në klipin e Eu madje bëre dhe citim kundrejt PM per te vene veten serish ne kuadrin e protagonistit. (Kot se bëre tag dhe Kryeministrin meqë ra fjala ) se lajmin e kape gjithsesi. Posteri është një foto studio e veshur me ngjyrën portokalli. Kam studiuar për Pikturë e Graphic Design, ky eshte Art, ky ishte qellimi i realizimit. Femra është ajo që do ,ashtu siç do e veshur, e grimuar madje e photoshopuar nëse ashtu e ndjen fundja , ashtu siç do vete. Edhe kjo zgjedhje artistike. Nuk është e thënë që duhej të ishte me një barrë dru mbi kurriz dhe burri që tund zinxhirët nga pas , apo me një nofull të thyer dhe ti bëjë të gjithë të thonë ” o bo bo e zeza ajo, mjerë ne shpëtoje o zot ” dhe pse e dimë mjaft mirë që ky e me keq është realiteti ynë ,dhe jo vetëm i yni .”

“Analiza do te qe e gjatë por besoj kaq mjafton! Good luck boy!! (Paç fat o djalë!!”)”, – ka përfunduar komentin e saj Albana Osmani.

 

Shperndaje