Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilda Bejleri i thotë “PO” Kosovës?

Ilda Bejleri i  thotë “PO” Kosovës?
September 12
13:22 2016

Ilda Bejleri, një nga moderatoret më bukuroshe të ekranit shqiptar, është prej vitesh tashmë pjesë e “SuperSport”.

Ditën e sotme ajo ka postuar një foto, e cila ka ngritur dyshime se Ilda mund të mos jetë më pjesë e platformës “Digitalb” në Shqipëri.

Moderatorja ka vizituar studion e “SuperSport Kosova” me moderatoren Vlera Jusufi. Nga ky takim ajo ka shpërndarë një foto në Instagram-in e saj me këtë shkrim bashkangjitur: “ Sapo i thashë “Po” Kosovës!”
Shumëkush mund të ketë menduar se bëhet fjalë për një projekt të ri të moderatorse së sportit. Por jo, është thjesht një shaka e Ildës, e cila ka pohuar se nuk do të largohet nga SuperSport.

“Po, i thashë “Po” Kosovës për ftesën që më bënë për të qenë në studio. Kam ardhur për vizitë në Kosovë dhe me shaka vura shkrimin në foto. Nuk largohem nga “SuperSport””,- është shprehur për Blitz.al moderatorja.

Sapo i thash PO KOSOVES☺️😝! @vleramalfetahu 💋

A photo posted by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

Komento
Shperndaje