Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilda Bejleri dhe Elona Duro në eventin elitar më të veçantë në botë

April 17
18:02 2016

Prezantueset simpatike të Digitalb, Ilda Bejleri dhe Elona Duro, aktualisht ndodhen në Argjentinë. Vajzat janë shumë aktive në rrjetet sociale dhe po tregojnë që po argëtohen pa masë. Me gjithë kënaqësitë që po u jep Argjentina, pak njerëz e dinë se ato ndodhen atje në “krye të detyrës”. Në një nga vendet më të bukura të Amerikës Latine po zhvillohet kampionati i somelierëve me përfaqësues nga 60 shtete të botës ku merr pjesë edhe Shqipëria. Ilda dhe Elona, të kontaktuara nga Blitz.al, kanë folur rreth këtij eventi elitar, i cili cilësohet si ndër më të veçantët në botë.

“Jemi në Mendoza, qytetin e njohur për Andet argjentinase dhe vreshtat e pafundme të rrushit. Është një ndër dhjetë qytetet më të mirë në botë për prodhimin e verës. Shëtisim në kantinat më të mira ku degustohet vera dhe prezantohet ushqimi tradicional. Ne jemi pjesë e delegacionit shqiptar dhe do të realizojmë një dokumentar në lidhje me këtë event. “Në kërkim të një somelieri” na ka sjellë në Argjentinë për të realizuar një dokumentar ndryshe nga sa jeni mësuar të shihni deri tani”,- kanë thënë prezantueset për Blitz.al

Digitalb tashmë nuk është vetëm platforma që bashkon shqiptarët, por ka ndërmend t’u dhurojë atyre një dokumentar sa të veçantë, aq edhe argëtues.

Etiketimet
Shperndaje