Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Iku apo s’iku Fifi nga Max Production?

Iku apo s’iku Fifi nga Max Production?
March 13
20:39 2019

Le ta pranojmë se dy gjërat kanë bërë lajm sot: problemi botëror i rrjeteve sociale dhe Filloreta Raçi.

Filloreta Raçi ose ndryshe siç njihet nga publiku Fifi, kohët e fundit ka qenë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes dhe sërish mediat sot kanë shkruar pafund për të.

Pasi kudo u aludua për një lidhje të mundshme mes saj dhe Flori Mumajesit, më vonë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, së fundmi diçka ka ndryshuar në profilin e saj.

Jemi duke folur për profilin e saj në Instagram. Deri pak ditë më parë në bion e informacionit në Instagram-in e Fifit shkruhej anëtarësia dhe përfshirja e saj në “Max Production”, me të cilët ka bashkëpunuar që në fillimet e karrierës së saj.

Por prej ditës së sotme, ne të Blitz.al kemi vënë re se Fifi ka larguar “Max Production” nga bio e saj e informacionit.  Ky informacion ka qenë aty në fillimin e kësaj jave por diçka ka ndryshuar.

Një gjë e tillë të bën të mendosh se Fifi mund të ketë shkëputur marrëdhëniet menaxheriale me kompaninë në fjalë, me të cilën kishte një bashkëpunim disa-vjeçarë dhe se nuk është më pjesë e tyre.

Burime të afërta kanë treguar për Blitz.al se ky aludim është i vërtetë edhe pse vetë këngëtarja deri tani nuk ka bërë asnjë prononcim publik për të pohuar apo mohuar rastin në fjalë.

Nuk dihen gjithashtu as shkaqet që mund të kenë ndikuar në prishjen e këtij raporti; nëse mund të jetë një ndërprerje e dyanshme e marrëdhënies duke ruajtur profesionalizmin edhe në ndarje, apo pasojë e një konflikti.

Kujtojmë se fansat prej Fifit po prisnin një projekt të cilin ajo kishte lënë të kuptohej se do të dilte në muajin mars por si gjithnjë, edhe për këtë rast këngëtarja ka preferuar të mbetet enigmatike. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje