Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ikën të gjithë nga Portokallia!”, Jul Deda “shfryhet” kundër regjizorit Altin Basha!

“Ikën të gjithë nga Portokallia!”, Jul Deda “shfryhet” kundër regjizorit Altin Basha!
September 24
09:55 2017

Pak ditë më parë u mësua largimi i një prej aktorëve të parë e më të njohur të spektaklit të humorit, “Portokalli” në Top Channel, Florjan Binaj.

Paçka se tashmë duket se Binaj është tërhequr nga ky vendim, sërish kjo nuk ka mjaftuar që një tjetër aktor i “Portokallisë”, i larguar, Julian Deda, të tregojë hapur atë që mendon lidhur me largimin e mjaft emrave nga ky spektakël.

Në një shkrim të gjatë në Instagram nën foton e 12 artistëve si Agron Llakaj, Gentian Zenelaj, Romir Zalla e të tjerë, Juli i “drejton” gishtin regjizorit Basha duke i faturuar largimet e të gjithë emrave të parë që kanë kontribuar në spektakël, por që disa u hoqën me arrogancë, e disa u larguan nga pakënaqësia sipas Dedës.

“Ikën të gjithë”, – kështu e nis Deda shkrimin e tij. “A i mbani mend këta aktorë të talentuar, që shpërthyen në fillimet e një epoke të re humori në këtë vend? Sa shumë punë, sa shumë mund për të ngritur në këmbë një spektakël dhe për të marrë dashamirësinë e publikut”.

“Shikojini me vëmendje!”, – vazhdon Juli. “Disa u larguan nga pakënaqësia, disa u hoqën me arrogancë. Nuk më vjen aspak mirë për këtë që do them, por po ta vini re, nga e gjithë trupa e parë e atij spektakli nuk ka mbetur më asnjë aty, me përjashtim të mikut tim, Marin Orhanasi. Por pyetja është pse? Gjithmonë ka patur një tendencë nga ana e regjizorit aktual për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Por, pyetja që shtroj është, të gjithë ne që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qenka i kulluar? Të gjithë aktorët paskan qenë njerëz të këqinj dhe regjori paska qenë engjëlli mbi tokë?”

“Ne ishim të paaftët këtu, apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkua? Besoj u sqaruam më në fund?”, – përfundon Jul Deda. /Blitz.al/

 

Shperndaje