Iggy Azalea prezanton celulitin dhe të dashurin e saj të ri

January 24
11:12
2017
Këngëtarja Iggy Azalea është shfaqur së fundi në krahët e të dashurit të saj L.Jay Currie. Çifti është fotografuar duke kaluar kohë shumë të mirë në brigjet meksikane, ndërkohë që ç’ka vihet re më së shumti është celuliti te vithet e reperes.
Në fotografitë që janë shpërndarë nga “Daily Mail” vihen re puthje dhe përqafime pasiononte mes të dyve, ndërkohë që duket se Iggy-t nuk i intereson aspak fakti që linjat e saj trupore nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë.
Megjithatë, reperja ka dhënë një mesazh në këtë mënyrë për të gjitha koleget e saj që përpiqen gjithë kohën të kurojnë imazhin. Ndonjëherë vetëm dashuria mjafton! /Blitz.al/
Komento