Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Iggy Azalea dhe French Montana, të dashuruar në bregdetin meksikan

August 31
17:00 2016

 

 

Pas ndarjes nga basketbollisti Nick Young, Iggy Azalea është hedhur në krahët e reperit French Montana.

Kjo është kuptuar nga fotot e publikuara në tabloidë të ndryshëm si “Daily Mail”, “Huffington Post” etj., ku reperja shfaqet duke u puthur me 31-vjeçarin në një jaht privat. Ndërkohë, të dielën mbrëma, dy artistët janë fotografuar duke festuar në Los Cabos, Meksikë, përkrah njëri-tjetrit, duke shkëmbyer herë pas here edhe puthje.

Në një video të publikuar nga Ayoub, vëllai i vogël i Montana-s, mund të shohim reperin e “Freak” të mbështesë kokën në të pasmet e krijueses së “Fancy”.

Epo, kaq na mjafton të kuptojmë se dy reperët janë përkrah njëri- tjetrit dhe nuk e kanë fare problem ta shfaqin  lidhjen e tyre në publik. Shpresojmë që së shpejti, marrëdhënia e tyre “të përkthehet” në muzikë të re nga të dy. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje