Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ia kërkova vetë Ben Blushit të shkoja në Top Channel, Blendi Fevziu tregon projektin që e tundoi për largimin nga TV KLAN

Ia kërkova vetë Ben Blushit të shkoja në Top Channel, Blendi Fevziu tregon projektin që e tundoi për largimin nga TV KLAN
June 13
08:57 2018

Lajmi për largimin e tij nga TV Klan drej rivalit të tij Top Channel bëri një bujë shumë të madhe. Por vetë Blendi fevziu u shpreh se kishte zgjedhur të qëndronte ne Tv Klan dhe ishte një zgjedhje emocionale.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Artur Zhejit ai është shprehur se ia kishte kërkuar vetë Ben Blushit ne Top Channel dhe nuk ka patur asnjë ofertë nga ai. Ka qenë projekti i Ben Blushit për fuqizimin e influencës politike të Top Channel përmes emisioneve dhe lajmeve iu duke interesant dhe mendoi të sillte në Top diçka të re.

Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën

Fevziu ka mohur kategorikisht një konflikt mes tij dhe pronarit të TV Klan Aleksandër Frangaj.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje