Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I “zuri vendin” në Proçesin Sportiv, Nevina Shtylla për Ilda Bejlerin: “Më vjen t’i thyej takat”

I “zuri vendin” në Proçesin Sportiv, Nevina Shtylla për Ilda Bejlerin: “Më vjen t’i thyej takat”
September 10
10:40 2019

Mbrëmjen e djeshme Ilda Bejleri nisi avënturën e re në Top Channel përkrah Edi Manushit, teksa “Proçesi Sportiv” nisi edicionin e 12-të. E komentuar përgjatë gjithë verës për largimin nga “Digitalb” dhe “zënkën” me Dritan Shakohoxhën, ajo dukej mjaft komode në drejtimin e programit sportiv, se fundja është ende në fushën e saj.

Kujtojmë që Ilda “zuri vendin” e Nevina Shtyllës në drejtim, e cila për ironi, ose për çfarëdo arsye që produksioni kishte menduar, ishte e ftuar mbrëmë në puntatën e parë të programit. Dhe sigurisht që ky moment nuk mund të kalohej pa një batutë (ose të vërtetë). Në një moment Nevina u pyet se çfarë mendonte për  studion e re të Proçesit dhe ajo tha:

“Me aq zili e pashë këtë studio, sa mendova një herë t’ja thyej takat Ildës dhe të hyja vetë në emision

Pas kësaj sigurisht që ish-moderatorja e Digitalb u përgjigj: “I kam spirancë dhe ngulen thellë”. Okaay!!

Patjetër që e gjitha kjo ishte në kuadrin e shakasë dhe batutës, por siç e dini shakaja është gjysma e së vërtetës kështu që, gjykojeni vetë. Plus Ilda e ka qejf një “beef” të mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje