Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

I zhgënjyer, Kastriot Tusha-Ardit Gjebreas: “Prita një ftesë nga ti për të kënduar himnin në stadium…”

I zhgënjyer, Kastriot Tusha-Ardit Gjebreas: “Prita një ftesë nga ti për të kënduar himnin në stadium…”
November 19
13:25 2019

Dy ditë më parë u bë inagurimi i stadiumit të ri “Air Albania”, ku performuan disa këngëtarë mes tyre Juliana Pasha e cila këndoi himnin kombëtar. Organizatori i performancës  ishte moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea.

Por pavarësisht entuziazmit të stadiumit të ri pati nga ata që mbetën të zhgënjyer nga organizimi e sidomos regjia gjatë kohë që këngëtarët si Aurela Gaçe, Flori Mumajesi e Era Istrefi ishin gat të padukshëm kur performuan në fushë.

Një ndër të pakënaqurit ishte edhe tenori Kastriot Tusha.

I ftuar te “Procesi Sportiv” me Ed Manushin dhe Ilda Bejlerin, ai tha se kishte pritur të ishte pjesë e kësaj feste, por ftesa nuk i kishte ardhur kurrë.

“Mendova që oganizatori i madh, Ardit Gjebrea që e kishte organizuar hapjen, do të kishte një lloj hierarkie. Unë e kuptoj modernizmin e show-t, por nuk shkon kështu për himnin. Do të ndihesha shumë i respektuar të isha pjesë e atij himni, sepse jam i pari që e kam performuar me ftesë të Armando Dukës. Unë prita një ftesë nga z.Gjebrea, por siç duket nuk e pa të arsyeshme”, ka shprehur indinajtën e tij tenori i njohur.

“Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore. Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh Kastriot Tusha.

 

Share