Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I vetmi që nuk pritej të ndryshohej, “E diela Shqiptare” nga Ardit Gjebrea ndryshe në shtator

I vetmi që nuk pritej të ndryshohej, “E diela Shqiptare” nga Ardit Gjebrea ndryshe në shtator
July 11
17:04 2018

Kudo po flitet për sezonin e ri televiziv, për lëvizjet e personazheve e moderatorëve që po bëhen nga njëri televizion në tjetrin. Duket se kurioziteti është rritur ende pa u zbuluar asgjë nga një programacion që pritet të nisë në muajin shtator.
E teksa disa kanë zënë vendin e tyre e të tjerë po punojnë fort për të sjellë risi në muajt pasardhës, edhe “e Diela Shqiptare” do të pësojë ndryshimin e saj. Bëhet fjalë për skenografinë e këtij programi maratonë çdo të diel. Ka qenë vetë moderatori Ardit Gjebrea ai që nëpërmjet një fotoje na ka treguar se sezoni i ri do ti gjejë me një tjetër imazh të së Dielës Shqiptare. Në foto duket se ndërtesa e studios është në proces ndërtimi e teksa do punohet papushim për të qenë në kohë dhe siç duhet brenda pak javësh.

” Po fillon një studio e re të ndërtohet. E Diela Shqiptare sezonin e ardhshëm me shtëpi të re.”,- shkruan Arditi.
Nuk dihet se ndryshimi në pamje do të përfshijë edhe ndryshimin e formatit apo programacionit.

Ky program ka qenë gjithnjë një nga më të veccantët për shkak të ndërthurjes së duhur të rubrikave të “Telebingo”-s, “Shihemi në Gjyq”, “Power Kids apo “Për drekë me mua”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje