Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I thyen telefonin, Justin Bieber paditet për 100.000$

I thyen telefonin, Justin Bieber paditet për 100.000$
May 08
14:36 2016

Një padi është ngritur (sërish) për Justin Bieber për plot 100.000$, pasi Bieber i ka shkatërruar telefonin një burri,i cili filmoi këngëtarin teksa “dështonte” për të pirë birrë nga një tub në një club nate.

Paditësi, Robert Earl Morgan tha se Justin i kishte marrë telefonin, e kishte sharë dhe më pas e kishte përplasur telefonin në tokë duke e ndarë në copa. Ngjarja ka ndodhur pas koncertit të 9 Prillit në Houston, Texas.

Sipas Fox 4 News, Morgan humbi kontakte të rëndësishme, informacioen dhe foto nga ditëlindja e 100-të e gjyshes së tij, si dhe 5000 foto e video.

Cfarë e ka nxitur Bieber të bëjë një veprim të tillë? E thjeshtë: Bieber kishte tentuar të pinte birrë nga një tub, por birra i ishte derdhur në tërë trupin dhe këtë e kishte filmuar Morgan.

As Justin e as ndonjë përfaqësues i tij nuk ka folur akoma për këtë padi apo për këtë ngjarje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje