Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I “hoqi” edhe Samanta…

March 29
21:48 2016

 

Samanta Karavello

Samanta Karavello
Picture 1 of 3

Nuk është më lajm të shkruash për zhveshjen nëpër klipe, duke qenë se epidemia është përhapur në masë tashmë. Të paktë janë ata që kanë ruajtur imazhin e mëparshëm, por ka pasur kengëtare që edhe pse kanë hequr disa rroba në veshje nuk mund ti cilësojmë “të zhveshura”. Një ndër to është edhe Samanta Karavella. E mbani mend Samantën e ëmbël, të voglën e “Etheve të së premtes”? Ajo u komentua shumë në media ato kohë kur hoqi veshjet e kujdesshme pa egzagjerime dhe i zëvendësoi me bikinit që e tregonin shumë seksi në klipin “Ti se din se”, i cili menjëherë u bë popullor dhe i dha sukses këngëtares. Po kur je pranë pishinës apo në plazh me bikini do vishesh apo jo? Gjithsesi publiku u çudit fillimisht se ishte mësuar me atë Samantën që nuk dilte nga konturet por u mësua me kalimin e kohës me imazhin e ri. Pak ditë më parë, Samanta ka postuar disa foto në Instagram, po çfarë fotosh se! Në to ajo shfaqet shumë seksi dhe provokuese. Me një palë bikini që edhe pse të fshehura pak nga xhinset e tregonin tejet joshëse dhe provokuese. Ka nga ata që fotot i kanë pëlqyer shumë. Ka të tjerë që vazhdojnë ende jetojnë me kujtimin: “Na ishte një herë e vogla, e ëmbla Samanta!”…

Për syrin e Blitz.al “Sam” duket shumë bukur në fotot e publikuara. Ndoshta me këto foto këngëtarja po i paraprin videoklipit të ri por ende nuk ka vënë një “Coming soon” poshtë tyre për “popullin” e instagramit dhe portaleve online që bëjnë lajm nga një presje pa kontaktuar me personazhin. Ne sot folëm për fotot, për klipin do flasim para dhe pas “Coming soon”.

 

Komento
Shperndaje