Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I njohur ndryshe si “beqar i përjetshëm”, këngëtari shqiptar jep përgjigje për këtë çështje një herë e mirë

March 13
14:51 2018

E kemi fiksim ne shqiptarët në përgjithësi, pa i “rregulluar” me martesa dhe dasma të gjithë personazhet e njohur që kemi, zor se biem në qetësi.

Një nga rastet ku të gjithë jemi “në merak” për ndonjë martesë është pikërisht rasti i Redon Makashit. Nuk ka intervistë ku ai të mos pyetet nëse është në ndonjë marrëdhënie serioze dashurie dhe nëse kemi ndonjë dasmë në horizont.

Të gjithë pyetjeve dhe dilemave tona i ka dhënë një përgjigje përfundimtare vetë Redoni i ftuar sot në mëngjes në “Ëake up” me Enon, Islin dhe Orin.

“Mblidheni mendjen, nuk do bëjë dasmë fare!” – ka thënë Redoni duke shpjeguar se në fakt dasma ka mbetur më shumë si një simbol tradicional ditët e sotme ndaj dhe ai nuk e mendon ta bëjë një të tillë.

Megjithatë fakti që s’do bëjë dasmë nuk e përjashton të qenurit i dashuruar dhe në një lidhje të qëndrueshme. Thjesht, nëse keni menduar gjithmonë Redonin me kostum dhëndri, ai s’kë dëshirë të na i japë këtë kënaqësi…/Blitz.al/

Shperndaje