Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ndaluan transmetimin e këngëve në RTSH, reagon këngëtarja serbe

I ndaluan transmetimin e këngëve në RTSH, reagon këngëtarja serbe
July 17
21:24 2019

Sikurse është bërë publike dhe në media, Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri (AMA) i ka bërë vërejtje Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Svetllana Razhnatoviq, e njohur ndryshe me emrin e artit si “Ceca”.

Sipas AMA-s, “këngëtarja serbe i është bashkuar disa herë, publikisht, zërave antishqiptarë për Kosovën”, ndërsa thuhet se në këngët e deklaratat e saj të hershme, ajo ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnjë dhe në Kosovë.

Pas këtyre lajmeve të qarkulluar në media, që sikurse pritej është shoqëruar me shumë polemuka, sëfundmi ka reaguar edhe vetë këngëtarja serbe.

Në deklaratën e saj për mediat serbe, Ceca shprehet se nuk ka përçuar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të saj dhe se gjithmonë janë bazuar në mesazhet e dashurisë.

“Nuk jam e infromuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. I dua të gjithë njerëzit”-është shprehur ajo për mediat serbe./Blit.al/

Komento
Shperndaje