Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I jep lamtumirën Victoria’s Secret, Adriana Lima sfilon për herë të fundit dhe emocionohet në skenë

I jep lamtumirën Victoria’s Secret, Adriana Lima sfilon për herë të fundit dhe emocionohet në skenë
November 09
10:50 2018

Modelja e njohur braziliane Adriana Lima sfiloi dje për herë të fundit në pasarelë për Victoria Secret. Ajo ishte mjaft e emocionuar dhe nuk i ka kursyer as lotët, duke ulur krahët  e duke u larguar nga sfilata e cila e bëri të njohur në të gjithë botën.

Kanë qenë organizatorët e sfilatës të cilët kanë surprizuar modelen ku i kanë treguar një video me momentet e çdo viti të sfilatave të Adriana Lima-s. Videoja është mbyllur me një faleminderit e më pas në skenë është shfaqur ylli i pasarelës e cila me lot në sy ka bërë sfilatën e fundit dhe të gjithë janë ngritur në këmbë duke duartrokitur.

37-vjeçarja ka shprehur falenderimet e saj edhe në Instagram ku shkruan:
E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë, por duke më mësuar të fluturoj”.

Sigurisht që për të gjithë Adriana do të mbesë gjithmonë si një ndër modelet më të bujshme dhe më të bukura e cila ka sfiluar për Victoria Secret.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje