Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I jemi vënë më kot nga prapa Getoarit ne, Elita Rudi bën fiks të njëjtën gjë sepse i ka dashuria këto!

I jemi vënë më kot nga prapa Getoarit ne, Elita Rudi bën fiks të njëjtën gjë sepse i ka dashuria këto!
November 12
18:04 2017

Që prej kohës kur fillimisht doli lajmi se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë bashkë, portalet nuk ka ditë që nuk shkruajnë për faktin se si Geti e shoqëron të dashurën e tij të zemrës kudo. Shumë mund ta quajnë xhelozë, të tjerë posesivë dhe madje ka nga ata që edhe tallen me këtë pjesë. Por sigurisht shumica e vajzave e xhelozojnë Marinën për faktin që burri i saj është aq i kujdesshëm dhe sigurohet gjithë kohës të jetë pas saj, madje edhe në punë.

Por kot i qenkemi qepur Getoarit ‘me bukë në trajse’ për këtë çështje sepse ajo që i ka marrë zemrën reperit Gjiko, Elita Rudi, bën në fakt të njëjtën gjë. Nëse vëreni Instagramin e saj do të shihni se ajo është në të gjitha qytetet ku reperi performon duke u kthyer kështu në shqoëruesen e përhershme.

Epo, nuk ka faj, me ose pa ‘papuçe Guçi’ fanset vajza janë rritur ndjeshëm për Gjikon ndaj dhe bukuroshes Rudi i duhet të stabilizojë disi terrenin. /Blitz.al/

Shperndaje