Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I hackojnë llogarinë e Twitter-it, vlogeri i famshëm përgjigjet duke postuar vetë një foto nudo

I hackojnë llogarinë e Twitter-it, vlogeri i famshëm përgjigjet duke postuar vetë një foto nudo
August 25
14:55 2019

James Charles është një vlogerat më të ndjekur në rrjetet sociale dhe kanali i tij në Youtube numëron më shumë se 16 milionë të abonuar. Megjithatë ai u vu në qendër të vëmendjes disa kohë më parë, për shkak të zënkës me mentoren e tij, vlogeren tjetër Tati Westbrook, situatë nga e cila doli me disa milionë ndjekës më pak dhe një rënie besueshmëri të gjërë në publik.

Por teksa gjërat i ishin kthyer normaliteitetit dhe James vazhdonte postonte video-t e tij të make up-it apo të këshillave të bukurisë, duket se një tjetër rast i pakëndshëm i ka ndodhur 20-vjeçarit.

Llogaria e tij në Twitter u hackua, madje u kërcënua dhe privatësia e telefonit të tij dhe rrjeteve të tjera sociale, e siç ndodh në të tilla raste, ka rrezik që foto apo video private të publikohen. Por ai arriti që ta merrte sërish mbrapsht llogarinë dhe si një masë sigurie për herën tjetër kur një gjë e tillë mund t’i ndodhë, vlogeri ka postuar këtë foto nudo:


E mora llogarinë time, në rast se më hackojnë sërish, ja ku është e vetmja foto nudo që kam bërë ndonjëherë! Nuk mund të më kërcënoni më tani, vazhdoni me jetën tuaj!”

Pra kjo është kundërpërgjigja që Charles ka për ata që e kërcënuan. Një metodë jo e zakonshme, por sipas tij funksionale. Ndërkohë ai kaloi dhe pak kohë duke ju “kthyer” ndjekësve në Twitter, ose më mirë atyre që e kundërshtuan për këtë foto.


Askush nuk kërkoi që ta shihte këtë”- i shkruan një ndjekëse, ndërkohë që James i thotë se as ai nuk kërkoi që t’i vidhej llogaria dhe t’i kërcënohej privatësia por ja që ndodhi dhe duhet të marrë masa. Ndërkohë dikujt tjetër i thotë që debatoi rreth 8 minuta me ekipin e tij të menaxhimit në lidhje me postimin e kësaj fotoje por në fund ai fitoi.


Gjithsesi tani duket se gjithçka është zgjidhur, si me sigurinë kibernetike të James dhe me nudo-t e tij, meqë kjo është e para dhe e fundit foto që ka. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje