Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ftuar në “E diela shqiptare”, 12-vjeçari: Andresa pi hashash…

I ftuar në “E diela shqiptare”, 12-vjeçari: Andresa pi hashash…
October 09
16:23 2016

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare” ka qenë i ftuar një djalë i vogël, i  cili donte të surprizonte babain e tij. Fabioli është një djalë 12 vjeç, i cili nuk bën aspak jetën e moshatarëve të tij. Ai del netëve në kryeqytet të mbledhë lëmoshë pasi familja e tij është në vështirësi ekonomike.  Fabioli dëshironte t’i jepte një mesazh babait, por gjatë rrëfimit për jetën e natës që bën, në bashkëbisedim me moderatorin Ardit Gjebrea, ai deklaroi se Andresa, braziliania seksi e këtij emisioni, konsumon hashash.

“Nuk më pëlqen Andresa, më ka sharë. I thashë mos pi hashash, luaj telebingo”,- është shprehur 12- vjeçari.

Deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në publik. Sakaq, Arditi ka vijuar duke  e pyetur se çfarë i ka thënë Andresa.

“Më shau në italisht, por unë nuk e them dot”,- ka përfunduar djaloshi.

Prej vitesh trashmë Andresa Ambrosio drejton krah Ardit Gjebreas disa rubrika në emisionin “E diela shqiptare”./Blitz.al/

Shperndaje