Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse mungoi i dashuri i Xhensilës së BB8 në ditëlindjen e saj?

March 21
17:47 2016

Xhensila Pere ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Pas mesnate ajo është parë duke festuar me miqtë e “Big Brother 8”, Kristin dhe Fisnikun, në një nga klubet e Tiranës.
Si gjithmonë, Xhensila i feston ditëlindjet e saj në mënyrë spektakolare me shumë të ftuar. Pas mbrëmjes me miqtë ajo është nisur drejt qytetit të lindjes, Pogradec, për të festuar me familjen.
Xhensila ka ndarë çdo moment të ditëlindjes në Snapchat, ku duket shumë e lumtur me miqtë në klub dhe në darkën e organizuar me familjen.
Para disa ditësh, në një intervistë Xhensila ka folur për fotot intime që ka bërë me të dashurin. Por nga gjithë këto festime lind një pyetje: Po i dashuri i saj ku ishte? I dashuri i Xhensilës, i cili nuk është bërë publik, nuk ka qenë në asnjë fragment në videot dhe në asnjë foto nga festat e ditëlindjes të saj. Nuk dihet nëse ka qenë pjesëmarrës dhe nuk është publikuar apo Xhensila ka vendosur që këtë ditë ta festojë vetëm me miqtë dhe familjen, edhe pse tingëllon pak çuditshëm.

Etiketimet
Shperndaje