Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dashuri i të ndjerit George Michael zbulon misterin: “Vetëm gënjeshtra! Ju tregoj nga se ndërroi jetë legjenda e muzikës!”

I dashuri i të ndjerit George Michael zbulon misterin: “Vetëm gënjeshtra! Ju tregoj nga se ndërroi jetë legjenda e muzikës!”
July 21
11:41 2018

Partneri i të ndjerit George Michael, Fadi Fawaz ka hedhur dritë mbi hetimin që po bëhet nga policia tashmë prej 2 vitesh. Sipas tij, ylli i popit ka vrarë veten dhe është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në vigjilje të Krishtlindjeve.

Sipas mjekëve, vdekja e tij erdhi si rezultat i shkaqeve natyrore, ku mjeku i vjetër Darren Salter tha në mars të vitit 2017, se George kishte një zgjerim në kardiomiopatinë (që lidhet direkt me zemrën) dhe yndyrë në mëlçi.

Deklarata e papritur e të dashurit të George ka ndryshuar tashmë gjithë pistën e së vërtetës. Sipas intervistës së tij të fundit për “The Sun”, Fadi është shprehur se George vdiq duke vrarë veten pasi kishte provuar edhe 4 herë të tjera ta bënte këtë gjë.

“Jam shumë i acaruar me gjithçka që shitet si e vërtetë dhe me pyetjet e vazhdushme të miqve. Le t’jua them një herë e mirë: George vrau veten në ditën e lindjes së nënës së tij, e cila ishte pika e tij e dobët dhe vdiq prej kancerit në vitin 1997. Që prej atëherë ai e ka pasur idenë e vetvrasjes dhe më në fund ia arriti në 2016-ën” – është shprehur Fadi. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje