Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dashuri i George Michael nën hetim. Shkaku i vdekjes së këngëtarit mund të jetë mbidoza

I dashuri i George Michael nën hetim. Shkaku i vdekjes së këngëtarit mund të jetë mbidoza
January 06
10:01 2017

Detektivët e policisë kanë marrë në pyetje të dashurin e këngëtarit George Michael, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.  Autoritetet britanike janë duke ndjekur një pistë të re hetimi, e cila ngre një hipotezë se arsyeja e vdekjes së këngëtarit të njohur mund të jetë mbidoza.

I dashuri i këngëtarit, Fadi Fawaz, është marrë në pyetje nga autoritetet të cilët janë përpjekur të zbulojnë të gjitha lëvizjet dhe personat që kanë hyrë në apartamentin e Michael që një javë para se këngëtari të gjendej pa jetë. Fillimisht u tha se Michael kishte ndërruar jetë si pasojë e mosfunksionimit të duhur të zemrës, mirëpo hipoteza e mbidozës ka ngritur shumë pikëpyetje mbi vdekjen e tij.

Fawaz është shprehur se ka qenë duke fjetur në makinën e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja. Një moment ai është futur në apartamentin e Michael ku dhe gjeti trupin e tij të pajetë. Artisti  i njohur u gjet i vdekur 2 javë më parë në apartamentin e tij ku jetonte bashkë me të dashurin./Blitz.al/

couple

Komento
Shperndaje