Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I burgosuri më seksi në botë sapo na theu zemrat të gjithave! Paska zënë të dashur vajzën e miliarderit

I burgosuri më seksi në botë sapo na theu zemrat të gjithave! Paska zënë të dashur vajzën e miliarderit
July 02
11:19 2017

E mbani mend Jeremy Meeks, të burgosurin amerikan që bëri namin në rrjete sociale me pamjen e tij? Të shumtë kanë qenë ata që e komplimentuan, e mediat për muaj me radhë e kanë quajtur si të burgosurin më seksi, ashtu siç të gjithë e njohin tashmë.

Për të gjitha ju vajza që e simpatizonit kemi një lajm:  Ka zënë të dashur!

Jeremy është një burrë i martuar dhe ka dy fëmijë, por duket se kjo gjë nuk e pengon aspak të shijojë një romancë me një nga vajzat më të pasura në botë. Bëhet fjalë për Chloe Green, vajzën e miliarderit  Sir Philip Green, i cili ka në pronësi një perandori të tërë shitjesh, siç është “TopShop”, “Dorothy Perkins” e “Burtons”.

Trashëgimtarja e gjithë këtyre pasurive është fotografuar nga paparacët duke shkëmbyer puthje pasionante në një jaht me “keqbërësin më seksi të botës”, në brigjet e  Turqisë. Duket se pas lirimit nga burgu, Jeremy u bë jo vetëm i famshëm, por kështu siç e ka nisur, jeta e tij mund të quhet një histori suksesi: nga një njeri i thjeshtë, në i burgosur, e më vonë në partnerin e vajzës së miliarderit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje