Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I adhuroni këta VIP-a apo jo? Mbani frymën! Ata kanë motra ose vëllezër binjakë…

I adhuroni këta VIP-a apo jo? Mbani frymën! Ata kanë motra ose vëllezër binjakë…
November 06
13:07 2016

Sigurisht që të gjithë kemi idhujt tanë për sa u përket personazheve publike. Qofshin këta këngëtarë, aktorë apo thjesht pjesë e industrisë së botës së artit, ata kanë një sërë ndjekës dhe fansa. Mirëpo, nëse jeni të fiksuar pas një personazhi dhe rastësisht e shikoni në rrugë, prisni një moment përpara se t’i kërkoni autograf – ai apo ajo mund të jetë binjaku ose binjakja e personazhit tuaj të preferuar!

Do të habiteni se si disa prej VIP-ave më të njohur në fakt kanë vëllezër ose motra binjake, qofshin identikë ose jo.

  1. Scarlett dhe Hunter Johansson

1

E keni parë ndonjëherë Scarlett në tapetin e kuq me këtë djalë? Epo, është binjaku i saj edhe pse shumë më i gjatë se ajo. Edhe binjaku Hunter ka provuar botën e kinemasë, por nuk ka arritur të ketë famën e Scarlett.

  1. Kiefer dhe Rachel Sutherleand

2

Të dy binjakët janë të angazhuar në karrierën e tyre në industrinë e filmit, por vetëm me një ndryshim, e motra qëndron prapa kamerave dhe në post-produksion.

  1. Ashton dhe Michael Kutcher

3

Ata nuk janë vëllezër identikë, por sërish mbeten binjakë. Në fakt, Michael nuk ka qenë shumë i ekspozuar sepse për një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore, por tani është i shëndetshëm dhe punon në një kompani shitjesh.

  1. Aaron dhe Angel Carter

4

Ju mund ta njihni Aaron si vëllain e një pjesëtari të Backstreet Boy, Nick Carter, por në fakt ai ka një motër binjake të quajtur Angela.

  1. Eva dhe Joy Green

5

Lindur vetëm dy minuta përpara motrës së saj aktore, Joy është shumë ndryshe nga Eva. Eva Green ka qenë gjithnjë pjesë e botës së kinemasë, ndërkohë që Joy ka ndenjur gjithnjë larg fokusit të kamerave.

  1. Gisele dhe Patricia Bundchen

6

Gisele është një supermodele ndërkombëtare, ndërkohë që motra e saj binjake, Patricia, u bë menaxhere e saj duke mos dashur të jetë në vëmendjen e botës publike.

  1. Mo dhe Hassan Farah

7

Mo është një nga sportistët më të njohur dhe fitues medaljesh në Lojërat Olimpike. Ai ka një vëlla binjak të quajtur Hassan. Të dy kanë pasur një histori prekëse pasi janë ribashkuar shumë vonë pasi një luftë civile i kishte ndarë.

  1. Vin Diesel dhe Paul Vincent

8

Vin Diesel ka pasur një vëlla binjak, i cili është marrë me filmat në post-produksion, por që fatkeqësisht ka humbur jetën.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje