Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hyn në fuqi ligji i ri për masat kundër duhanit: Gjobë dhe pezullim aktiviteti

Hyn në fuqi ligji i ri për masat kundër duhanit: Gjobë dhe pezullim aktiviteti
August 14
12:31 2019

Prej ditës së sotme hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, i cili ndër të tjera, sjell një forcim të masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura. Kështu, me ligjin e ri, ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura i cigares elektronike, duhanit me ngrohje, shisha/ nargjila.

Ligji gjithashtu forcon masat penalizuese ndaj subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit. Për të gjitha ato subjektet që u shesin duhan, cigare elektronike apo shisha personave nën 18 vjeç, ligji parashikon gjobë prej 100 000 lekësh.

Në rastet kur inspektorët konstatojnë pirje duhani brenda lokaleve, gjoba gjashtë-fishohet, e ndjekur nga pezullimi i licencës së aktivitetit.

Vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi  thotë se me këtë ligj, vendosen limite sipas standardeve të BE për përqëndrimin e nikotinës në cigaret elektronike.

“I paralajmëruari, gjysëm i shpëtuari!
🗣 Sot hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit✔️
Në ambientet e mbyllura ndalohet:
🚭duhani
 cigarja elektronike
🚬 duhani me ngrohje
🛑 shisha/nargjile
🔞shitja e çdo produkti duhani nën 18-vjeç

⚠️ Paralajmërimi i fundit‼️
#ZbatoLigjin💪🏼 #ZgjidhShëndetin 🍏
#JoDuhanit 🚭”,- shkruan ajo.

Gjatë periudhës përpara se ligji të hynte në fuqi, Ministria e Shëndetësisë zhviloi një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve mbi ligjin e ri dhe për masat ndaj subjekteve që thyejnë ligjin.

Komento
Shperndaje