Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbet shansin për të parë Beyonce-n në Wembley. Mësoni arsyen…

Humbet shansin për të parë Beyonce-n në Wembley. Mësoni arsyen…
July 04
18:49 2016

 

Këtë fundjavë Beyonce ka performuar në Wembley, një nga stadiumet më të mëdha në Londër me plot 90,000 vende, duke u  bërë artistja më e re në moshë që arrin t’i shesë të gjitha vendet në këtë stadium, jo për një, por për dy net.

Për një nënë 34-vjeçare dhe familjen e saj nuk kishte qenë e shkruar që të ishte pjesë e Wembley-t pasi ajo kishte blerë biletat për njërin nga koncertet e “The Formation World Tour”, por kur ishte në metro për në stadium, ajo ka parë se biletat kishin qenë për datën paraardhëse të koncertit. Pra, ajo kishte biletat e datës 2, ndërkohë që po shkonte në koncertin e datës 3 korrik. Ajo kishte shpenzuar në Ticketmaster rreth 8,000 lekë për një biletë nga 4 gjithsej.

 

Ndërkohë, nga ana tjetër shumë vende bosh janë parë në stadium teksa Queen B po performonte, duke lënë përshtypjen se termi “sold out”/i shitur nuk ishte me vend. Por, nga kërkimet e portaleve të huaja rezulton se këto vende kanë qenë bosh edhe gjatë koncerteve të ColdPlay, Ed Sheeran etj. Pra, ato vende nuk dalin në shitje pasi pamja është krejtësisht e limituar.

 

Etiketimet
Shperndaje