Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Humb luftën me kancerin, ndahet nga jeta gazetarja e famshme italiane

Humb luftën me kancerin, ndahet nga jeta gazetarja e famshme italiane
August 13
15:10 2019

Pas një beteje të gjatë me kancerin, ka ndërruar jetë sot, në moshën 40-vjeçare. gazetarja e famshme italiane, Nadia Toffa.

Lajmi u bë i ditur nga redaksia “Le Iene”, ku Nadia punonte prej vitesh, nëpërmejt një postimi në rrjetet e tyre sociale.

“Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”-shkruan redaksia “Le Iene”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish.

Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve”, është ky postimi i fundit i Nadia Toffa.

Ky ka qenë edhe postimi i fundit i saj, ku do mbahet mend nga të gjithë për buzëqeshjen e saj dhe për shpirtin e lirë.

/Blitz.al/

Share