Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Alesia Noka, “Ajo” e Brunos: Edhe në jetë, provokuese si në klip

(Intervistë) Alesia Noka, “Ajo” e Brunos:  Edhe në jetë, provokuese si në klip
April 29
18:37 2016

Publikimi i projektit më të ri muzikor të këngëtarit Bruno, që mban titullin “Ajo”, jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e publikut në sajë të profesionalizmit të këngës, por edhe në sajë të klipit. Dhe element i rëndësishëm i videoklipit ishte edhe “ajo”, e cila shfaqej pothuajse në të gjithë klipin. Blitz.al ka arritur të kontaktojë me “atë”, Alesia Nokën, dhe kemi zbuluar disa fakte tepër interesante lidhur me të dhe pjesëmarrjen në videoklip:

Si fillim, para se të hyjmë më në brendësi të prezencës tënde në këngën “Ajo” të sapolançuar nga këngëtari Bruno, kush është Alesia?

-Alesia është pothuajse si vajza që ju shikoni në klip. Një vajzë që kërkon e kërkon gjithnjë e më shumë,një vajzë që te të tjerët shfaq një karakter të fortë, pavarësisht problemeve të shumta.

Cili ishte kontakti i parë me Brunon? Si t’u prezantua ideja për t’u bërë pjesë e videos?

-Fillimisht u kontaktova nga Elvana Gjata, e cila më pas më tregoi idenë e saj për klipin. Ditën që do të bëheshin xhirimet unë isha në Kosovë për një sfilatë dhe kështu u takova atje me Elvanën, Brunon dhe produksionin, që më pas më treguan me hollësi idenë e të gjithë klipit.

A e pate të vështirë të përshtateshe me vellon e “asaj”?

-Jo, aspak. E pata tepër të lehtë, pasi siç e thashë edhe pak më sipër, roli i “asaj” është pothuajse unë.

Përveçse seksi, në video Alesia tregon se ka talent edhe në aktrim. Cili ishte “çelësi” i kësaj performance kaq shumë të pëlqyer, aq sa errëson edhe vetë këngëtarin?

-Çelës mund të quaj që aktrimi, përveç modelingut, ka qenë një pasion tjetër i imi. Më e vogël kam marrë pjesë në skena të vogla që organizoheshin me shkollën dhe për mua ishte diçka e thjeshtë, por që u bë me shumë përkushtim nga ana ime.

A ka “ajo” sadopak nga Alesia e vërtetë?

-Sigurisht që po, prandaj e kam shfaqur edhe më së miri në këngë.

Po Alesia cilën veçori të “asaj” do ta huazonte edhe në jetën e vërtetë?

-“Ajo” e mori atë që donte sepse është “ajo”.

A ishte i lehtë bashkëpunimi me Brunon?

-Bashkëpunimi me Brunon ishte shumë komod dhe jam ndier shumë e lirshme me të. Atë e njihja si një personazh artistik dhe nga afër njoha një Bruno krejt tjetër, miqësor, i dashur dhe i ndjeshëm.

Në fund të videos vjen edhe puthja e shumëpritur nga këngëtari (në rol). Ishte e vërtetë?

-Ishte thjesht një puthje artistike.

Ne nuk kemi dëshirë ta shtrojmë pyetjen që në të tilla raste bëhet gjithmonë: A ka gjë mes jush? Ajo që na intereson është: A është fundi i videos në vetvete fillimi i diçkaje?

-(Qesh) Jo, nuk ka lidhje aspak. Brunon e kam shumë për zemër dhe mund të them se është fillimi i një miqësie të bukur midis meje dhe atij.

Si për mbyllje, mendon se shfaqja jote (e vlerësuar) në këtë këngë do të shërbejë si një katapultë për projekte të reja në të ardhmen?

-Unë deri tani  kam qenë e njohur në tregun shqiptar si modele dhe klipi është një eksperiencë e bukur për mua, si dhe diçka plus në punët e mia.

Komento
Shperndaje