Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hoxha Omer Bajrami në “Top Show”: Femrat që heqin vetullat janë të mallkuara

Hoxha Omer Bajrami në “Top Show”: Femrat që heqin vetullat janë të mallkuara
September 17
09:29 2016

Hoxhë Omer Bajrami, i cili ka provokuar shpeshherë ndasi mbi çështje të ndryshme të fesë islame dhe tema të ndryshme shoqërore, ka qenë i pranishëm përmes një lidhjeje direkte në puntatën e parë të “Top Show” për këtë sezon.

Ai u pyet gjerësisht për deklaratën e tij se femra në fenë islame duhet t’i përmbahet rregullores që përcaktohet mjaft qartë në librin e shenjtë të islamit. Ai theksoi sërish gjatë emisionit se ato femra që heqin vetullat bëhen të pandershme, fitojnë hidhërimin dhe mallkimin e Allahut.

“Heqja e vetullave është e ndaluar. As nuk duhet t’i heqë, as t’ia heqin. Gjithashtu, është e ndaluar që femrës t’i shikohen pjesët intime nga një tjetër femër. Në islam, vetëm burri mundet”, – është shprehur ai.

I pyetur indirekt nga Sara Kapo se me ç’të drejtë cilësohet krim heqja e vetullave nga një femër, duke e përfshirë këtë të fundit në të njëjtin nivel me një kriminel, hoxha Bajrami u përgjigj: “Mëkati i vrasjes është i madh, nuk diskutohet, por të dyja rastet konsiderohen mëkat”.

Më tej, hoxha Bajrami theksoi se femra nuk duhet kurrsesi të tërheqë vëmendjen e meshkujve, është e ndaluar dhe e gabuar: “Gruaja mund të bëhet xheloze kur mashkulli ka disa gra, është e natyrshme xhelozia, brenda masës. Por ajo nuk duhet të tërheqë vëmendjen e meshkujve të tjerë”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje