Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hoqën transmetimin e emisionit sepse Gent Zenelajn e kishte zënë gjumi! Moderatori tregon historinë komike

Hoqën transmetimin e emisionit sepse Gent Zenelajn e kishte zënë gjumi! Moderatori tregon historinë komike
March 15
20:06 2019

Gentian Zenelaj ishte i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në “ClubFM”, ku përveç të tjerash ka treguar se një ndër punët e para që ka bërë, ishte pikërisht në këtë radio. Aktori ka rrëfyer për moderatorët Flori Gjini dhe Suada Daci se ka prezantuar emisionin e mëngjesit që dikur bëhej dhe se për të puna aty ka qenë një dashuri e madhe.

Ai nuk ka lënë pa përmendur dhe një ngjarje që i ka ndodhur kur bënte rolin e moderatorit në “ClubFm” dhe që lidhej me vështirësinë e tu zgjuarit herët në mëngjes. “Ne e bënim emisionin çdo ditë, nga ora 7 deri në 9. Një herë hapa sytë dhe kishte vajtur ora 7:45 e unë isha ende në krevat. Dj më mori dhe ndërkohë që pedaloja për në punë dhe i thoja se po vij, nga paniku ai hoqi fishën e transmetimit. Të gjithë e merrnin në telefon dhe e pyesnin çfarë ka ndodhur por ai i thoshte që e ka fajin antena në Dajt”-tregon Gentian Zenelaj- “Në momentin që u futa në studio, dj futi fishën dhe unë thashe: “Pra siç po ju thonim nga informacioni që lexuam pak më parë…”, për të treguar që ne ishim në studio por fajin e kishte antenna.

Gjithsesi Genti tha se tani është mësuar me tu zgjuarin herët, më shumë për shkak të “profesionit” si baba, pasi duhet të bëjë gati fëmijët për ti çuar në shkollë. Nuk e di, por të isha unë në vend të tij dhe të kisha parë orën, do kisha vazhduar të flija se fundja emisionin s’do e kapja dot.

via GIPHY

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje