Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hmm… Diçka ka mes Arilenës dhe Albërie Hadërgjonajt

Hmm… Diçka ka mes Arilenës dhe Albërie Hadërgjonajt
June 22
08:34 2017

Arilena nuk po di të ndalet, në kuptimin  e parë të fjalës! Suksesi i “Nëntori” po e ngre shumë lart figurën e saj edhe në vende të tjera të botës. Pas një debutimi të shkëlqyer në radion më të njohur në Rumani, bukuroshja tani është renditur e para në Ukrainë.

Sigurisht nuk kanë ngurruar urimet nga miqtë e saj por ai që na ra në sy ishte një urim shumë i përzemërt i Albërie Hadërgjonajt, e cila mes zemrash dhe duartrokitjesh i ka thënë një “Bravo” të madhe.

Ndërkohë që kjo është diçka normale mes kolegëve që solidarizohen me njëri-tjetrin, përgjigjja e Arilenës na ka vënë disi në mendime. Kjo e fundit i shkruan: “Të dua! E ndiej gjithmonë energjinë tënde me mua”.

Një deklaratë kaq e fortë sigurisht do një marrëdhënie shumë të fortë nga prapa, marrëdhënie për të cilën nuk kishim dijeni më parë por na vjen shumë mirë që të dyja kanë një miqësi kaq të mirë. Njerëzit e artit duhet të duhen bashkë! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje