Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hitet e reja ndryshojnë plotësisht klasifikimin e Top Awards

May 01
14:21 2016

FB_IMG_1462097880215

Vazhdon të ndiqet me kuriozitet gara e hiteve shqiptare në klasifikimin e Top Awards. Në përfundimin e javës së 21-të, “The Top List” e publikuar në faqen zyrtare vihet re se është ndryshuar plotësisht nga prurjet e reja të artistëve që u bënë pjesë e garës së fundmi.

Këngët e Alban Skënderajt, Era Istrefit dhe Capital T që kryesonin listën javën e kaluar janë zëvendësuar shpejt nga artistët Ledri, Bruno dhe Nrg Band ft Dj Aldo. Përkatësisht ata janë renditur në këtë mënyrë:

  1. Ledri Vula – King
  2. Bruno – Ajo
  3. Nrg Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal

Ajo çka është befasuese është renditja e Ledri Vulës në vendin e parë, vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij të re “King” dhe gjithashtu hyrja e këngës “Dreq” nga Enca në “The Top List” që edhe pse e publikuar javë më parë, kishte munguar në renditje. Aktualisht ajo pozicionohet e 7-a në listën e këngëve më të votuara të javës.

Sa vjen dhe gara bëhet më dinamike, fakt që do ta shtojë padurimin e pritjes së triumfuesit më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve.

Etiketimet
Shperndaje