Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historisë së dashurisë midis J.Lo dhe Drake i shtohet Marc Anthony?

Historisë së dashurisë midis J.Lo dhe Drake i shtohet Marc Anthony?
January 05
10:29 2017

Çfarë po ndodh me Jennifer Lopez dhe Drake?

Pasi çifti ka kaluar bashkë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Las Vegas, dashuria e tyre është konfirmuar pasi ata janë parë edhe duke u puthur. Pra, për të gjithë ata që menduan se kjo ishte thjesht një zhurmë për të paralajmëruar një bashkëpunim mes tyre, në fakt gjërat po duken më serioze.

Edhe pse sipas “E Channel”, J.Lo thjesht po argëtohet dhe nuk e shikon Drake si një bashkëshort potencial, duket se edhe ky i fundit është dakord me këtë gjë për aq kohë sa ai nuk investon shumë në dashuri. Edhe në historitë e tij të mëparshme, Drake ka qenë shumë Don Zhuan.

Sipas disa burimeve të “E Online”, ish-bashkëshorti i Lopez, Marc Anthony, pasi është ndarë nga gruaja e tij do që të rikthehet me J. Lo, edhe pse kjo e fundit i ka hequr të gjitha shpresat për një ribashkim të mundshëm. Sipas të njëjtave burime, Anthony është shprehur se synimi i tij i vetëm është të jetë sërish i martuar me J. Lo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje