Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia tronditëse e “Dua të të bëj të lumtur”, babai për vajzën: Edhe po e pashë duke vdekur do t’i vë shkelmin

Historia tronditëse e “Dua të të bëj të lumtur”, babai për vajzën: Edhe po e pashë duke vdekur do t’i vë shkelmin
October 29
22:53 2016

“Dua të të lumtur” ka çelur siparin mbrëmjen e sotme me histori që kanë ngjallur emocione në publik.

Vajza e Marsidës ka bërë një kërkesë për gjyshin e saj, i cili prej vitesh nuk flet me vajzën e tij. Babai i Marsidës nuk ka qenë dakord që vajza e tij të martohej me një djalë që i përkiste komunitetit egjiptian. Ai nuk e pranonte një martesë të tillë. Që nga lindja e Alesias, Marsida nuk ka kontaktuar me babain e saj që nuk e ka pranuar kurrë martesën e së bijës, e cila sot është nënë e tre fëmijëve. Marsida ka rrëfyer se mungesa e babait është një brengë në jetën e saj dhe e gjitha kjo për shkak të racizmit. Ajo ka rrëfyer se ka tentuar të komunikojë, por ai nuk ka pranuar. Gazetarët kanë tentuar ta kontaktojnë, por babai i saj ka refuzuar të flasë, edhe pse ata i kanë thënë se kanë një mesazh nga Alesia, mbesa e tij. Me fjalë të rënda, ai është shprehur: “Edhe sikur ta shikoj duke vdekur time bijë shkelmin do t’i vë”.

E prekur, Marsida nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të kërkoj falje përmes ekranit dhe t’i lutet babait për një mundësi me shpresën se e dëgjon: “Më fal me gjithë shpirt! Je një baba i mrekullueshëm! Lëre zemrën të veprojë dhe jepu mundësinë fëmijëve të të thërrasin gjysh”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje