Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia me të voglën Era, që Monika Kryemadhi ka ndarë me ne, do t’ju bëjë për të qeshur e për të qarë!

Historia me të voglën Era, që Monika Kryemadhi ka ndarë me ne, do t’ju bëjë për të qeshur e për të qarë!
May 11
09:25 2017

Monika Kryemadhi mund të jetë politikania më tip dhe më sportive në Shqipëri. Jo më kot nuk ka një person të vetëm që të mos e dojë. Në rrjete sociale vazhdimisht vëmë re personazhe të njohura, që duan me patjetër të kenë një foto me Monika Kryemadhin thjesht sepse ajo rrezaton pozitivitet.

Edhe profilin e saj në Instagram, Monika e përdor më shumë për të rrëfyer çaste personale nga jeta e saj sesa të bëjë politikë. Njësoj ka qenë edhe sot ku përbri një fotografie me opinionistin Olti Curri, Monika ka ndarë me të gjithë një episod nga familja e saj.

“Nisa të bëja një foto me Erën, vajzën time të vogël, që sot do e shoqëroj në festën që organizon shkolla e saj. Për herë të parë ajo nuk donte të shfaqej me mua në Facebook, pa më dhënë shumë arsye. U desh një mëngjes i bukur si ky për të kuptuar që edhe më e vogla e familjes, e përkëdhelura e të gjithëve, tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj.
Kështu që bëra një foto me komshiun e ardhshëm”, – ka shkruar ajo plot humor.

E vështirë në fakt kur kupton se fëmijët rriten shumë shpejt, por e bukur kur mendon që vetëm për pak vite arrijnë të bëhen miq të mirë, siç besojmë se është bërë edhe Era për mami Monën. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje