Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia “Kallma cigaren” në klipet shqiptare

June 28
18:47 2016

Muzika është shoqëruese e padiskutueshme e ditëve tona.

Kohët e fundit duket se këngëtarët janë duke sjellë shpesh projekte  nga më të ndryshmet. Edhe pse flitet për larmishmëri, ndodh që klipet kanë nga një detaj ku ngjajnë me njëri-tjetrin. Jo, nuk bëhet fjalë për një veshje, një lëvizje të trupit e as një frazë teksti, por për një çakmak. “Flaka” duket se është kthyer në trend. Të pozosh teksa ndez një cigare duket tepër mashkullore, por nëse disa meshkuj vërshojnë drejt teje duke të të zgjatur çakmakun, përveç xhentilesës së tyre, tregon prezencën e një femre. Për reperat nuk është gjë e re të shfaqen mbi flakën e çakmakut tek ndezin një puro, siç ka bërë Noizy në “Big Body Benzo” e Lil Koli në bashkëpunimin me Çiljetën dhe Filoretën në  “Big Booty”. Kush ka thënë se vetëm meshkujt e dinë “stilin e çakmakut”? Më herët, Rozana Radit në klipin “Për me pas një roze” i duhet të zgjedhë mes shumë flakësh. Luana Vjollca në klipin e fundit “Ai” nuk ka ndezur  një cigare, por thjesht ka ndriçuar, ndërkohë që Era Istrefi në “Bon Bon”, në mungesë të një çakmaku, e ka improvizuar atë vetë me gishta.

Shfletoni galerinë dhe shihni flakët  dhe historinë “Kallma cigaren” në klipet shqiptare.

Shperndaje