Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia frymëzuese pas suksesit të Rita Orës

Historia frymëzuese pas suksesit të Rita Orës
November 08
10:48 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është një nga personazhet më të përfolur të botës së showbiz-it ndërkombëtar. Mirëpo, jo rrallë herë pyesim veten se si ka mundësi që ajo arriti një sukses të tillë vetëm për pak kohë. Kush e drejtoi në botën e muzikës botërore dhe kush e mbështeti të ngjiste lart shkallët e karrierës?

Edhe pse mund të mendojmë se ka qenë ndonjë menaxher me famë botërore që e ka bërë Ritën yllin që është sot, në fakt jo. Është pikërisht motra e saj, Elena Ora, e cila tani është 27 vjeçe, por u bë menaxherja e Ritës që në moshën 18-vjeçare.

Elena nuk është vetëm menaxherja e Rita Orës, por edhe drejtoresha e firmave “Red Ora” dhe “Ora LTD”.

 

2ebe959c00000578-0-such_an_ora_-m-99_1448316479704

Një femër në karrierë si Elena është ftuar edhe nga revista “Suitcase” për të rrëfyer rreth jetës së saj dhe si arriti ta bënte Ritën një këngëtare me famë botërore. “Ka qenë më shumë se e vështirë. Nuk ka qenë vetëm profesioni, por edhe dëshira ime më e madhe. Kjo punë ka qenë vetë jeta ime, një dëshmi trashëgimie që unë dhe Rita duam të lëmë pas në botë”, – është shprehur Elena.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se është aktualisht duke shkruar një libër për të gjithë rrugëtimin e saj krah Rita Orës, ku dhe ka treguar të gjitha sekretet dhe peripecitë që ka hequr përgjatë gjithë këtyre 10 viteve. “Rita tani është një yll! Unë misionin e kreva me sukses!” – ka përfunduar Elena. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje