Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e Besit me Xhensilën pas lindjes së vajzës do ju shkrijë së qeshuri

Historia e Besit me Xhensilën pas lindjes së vajzës do ju shkrijë së qeshuri
April 21
17:26 2019

Besi dhe Xhensila janë një ndër çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar. Ata shpesh tregojnë dhe histori nga jeta e tyre e përditshme të cilat shkaktojnë jo pak të qeshura.  Besi  i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës ka folur për gjendjen e Xhensilës pas lindjes së vajzës së tyre Ajka dhe ka treguar një histori e cila do ju shkrijë së qeshuri.

“Duke qenë se gjendja emocionale, hormonale e Xhensilës ishte e rënduar dhe  i thashë hajde të dalim, mendova ta nxjerr pak që të kalojë kohën. Një shok i imi në Ulqin martonte vajzën dhe mendova që ta ç’kompleksoja pak. Shkuam në dasmë dhe unë do të këndoja “Skifterja e zemrës” kur do të hynte çifti, por ishte dasëm me 700 veta.

Unë dola mbrapa dhe lashë Xhensilën te miqtë e mi, tavolina e tretë. I thashë edhe atyre është pak e ngurtësuar prej vajzës e prandaj vendosa të vijmë që të dali pak të lëvizi. Vjen çifti, por Xhensila ka tmerr armët dhe sa filloi të qetësohej, ja dha një tek tavolina ngjitur ‘pam pam pam’ edhe tjetri tek tavolina me larg ‘pam pam pam’. Ajo u çua duke më ndjekur mua, ndërsa unë me të zotin e shtëpisë po mbushnim kallashin.  Më vjen mua duke bërtitur ‘Besiiii, Besiiiii”, ndërkohë një shoku im i thotë ” S’ka gjë se janë manovër, janë manovër”. Xhensila ngaqë ishte e terrorizuar ja dha: “Ikim se janë malokë janë malokëëë”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje