Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e Aldës së vogël sjell lot në “Dua të të bëj të lumtur”!

Historia e Aldës së vogël sjell lot në “Dua të të bëj të lumtur”!
November 19
22:46 2016

Tashmë, historitë prekëse, por frymëzuese të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani janë kthyer në një dozë të përjavëshme.
Por historia e Aldës së vogël është ndryshe nga ç’kemi parë të shtunat e kaluara.

E gjitha ka nisur kur vogëlushja ishte fare e vogël, kur kyçi i këmbës iu shtrembërua, gjë që i çoi prindërit të mendonin se ishte pickuar nga bleta. Mjekimet kundër pickimit nuk po jepnin efekt dhe Alda nuk po rritej e më pas filluan t’i mblidheshin duart dhe këmbët.

Mjeku i familjes, pas vizitës së vajzës, doli në përfundimin se Alda ishte e prekur nga sëmundja e Artritit, e cila prek sistemin skeletor të njeriut dhe pengon rritjen e kockave të trupit.
Paçka se mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për përmirësim, familja e vogëlushes nuk ka hequr dorë, por vazhdon ta kurojë me kura të ndryshme.

Në “Dua të të bëj të lumtur” janë drejtuar 2 motrat e Aldës, të cilat kanë kërkuar një dhomë të re për motrën e tyre të “mesme”. Dhe skuadra e Arbanës, jo vetëm që ka rregulluar dhomën e vajzave, por të gjithë shtëpinë.

“Do të jeni prezent në çdo cep të shtëpisë sonë”, – ky ka qenë mesazhi i nënës së Aldës së vogël drejtuar stafit të Top Channel dhe veçanërisht, moderatores Osmani për ndihmën që i kanë dhënë dhe kontributin e tyre lidhur me përmirësimin e jetës së vogëlushes. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

20161119_220054

Komento
Shperndaje