Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Histori në MTV Video Music Awards 2016

August 29
06:57 2016

...

Picture 1 of 12

 

 

Ju patëm thënë që MTV këtë vit do të na sillte një spektakël për t’u mbajtur mend dhe ashtu bëri.

Nga Rihanna e deri te Beyonce, skena e Madison Square Garden në New York dhuroi një show prej 3 orësh, të mbushur me muzikë, koreografi, humor, fjalime, video dhe çmime.

Rihanna ishte ajo që hapi ceremoninë me një kolazh të këngëve të saj, “What’s My Name”, “Please Don’t Stop The Music” dhe “Only Girl (In The World), duke dhënë kështu një copëz nga ajo që pritej të pasonte artisten 28 vjeçare.

Kanye West u ngjit në skenë, jo për të performuar, por për të mbajtur një fjalim të shkurtër, ku nuk harroi të përmendte edhe videon e famshme, “Famous”. Pas kësaj, ai debutoi ekskluzivisht për MTV VMA videon e tij më të re të titulluar “Faded”.

Ariana Grande dhe Nicki Minaj performuan, ashtu siç kishin paralajmëruar, këngën e tyre më të re, pjesë të albumit “Dangerous Woman” të Ariana-s, “Side to Side” duke sjellë ritme verore dhe spektakël.

Bukuroshja nga Barbadosi është ngjitur përsëri në skenë, dy herë të jemi të saktë, për të performuar disa nga hitet e saj të kaluara, ku përfshihen “Rude Boy” dhe “Work”.

E nominuar në plot 11 kategori, Beyonce tregoi edhe një herë kush mbretëron në skenë duke performuar plot 16 minuta, një kolazh nga albumi i saj më i fundit, “Lemonade”. Sigurisht, “Becky” u përmend edhe aty.

Britney Spears pasoi Queen B për të kënduar me G-Eazy, këngën e saj debutuese të albumit “Glory”, “Make Me…Oh”.

Dhe në fund, ajo që e mbylli ceremoninë ishte (përsëri) Rihanna, e cila zgjodhi disa balada, si “Diamond” dhe “Love On The Brain”, për t’i dhënë fund maratonës së MTV.

Dhe vijmë te çmimet.

Beyonce tashmë është artistja më e vlerësuar nga MTV me plot 25 çmime në total, pasi mbrëmjen e sotme “rrëmbeu” 8 trofe, përfshirë edhe atë të “Video Of The Year”.

“Best Male Video” shkoi për Calvin Harris me “This Is What You Came For”, “Best Collaboration” për “Fifth Harmony” me “Work From Home”, Drake u vlerësua me “Best Hip Hop Video”, kurse DNCE arriti të fitonte “Best New Artist”.

Çmimi prestigjioz, “Michael Jackson Vanguard Award” u prezantua nga Drake, me një fjalim mbresëlënës, për Rihanna-n. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje