Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Hirushja” e MET Gala me fustan të kopjuar

“Hirushja” e MET Gala me fustan të kopjuar
May 04
10:54 2016

Claire Danes - MET Gala

Claire Danes - MET Gala
Picture 1 of 4

Claire Danes ishte një prej më të veçantave, që parakaloi në tapetin e kuq të yjeve në “MET Gala”. Fustani i saj i ngjante atij të Hirushes në përrallën e famshme: ndriçues, me një hapje të gjerë poshtë belit, si dhe me një ngjyrë të kaltër të lehtë, i cili shkëlqente edhe në errësirë. Danes “vodhi” gjithë vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj, por ai fustan nuk paska qenë aq “i paparë”.

Me siguri, kur keni parë fustanin e “Hirushes moderne” Claire Danes mund të keni imagjinuar se si edhe yje të tjera mund të dukeshin me të njëjtin fustan. Nëse jeni kurioz se si Rihanna do të dukej në fustanin e Claire Danes, është e lehtë për ta parë, sepse ajo e paska veshur më parë. Fotoja është publikuar në internet nga një bloger spanjoll por duke qënë se asnjë portal ndërkombëtar nuk e ka kapur ende një “gafë” të tillë na mbetet të mendojmë që kjo mund të jetë dëshira e tij për të parë Rihanna-n me atë fustan.

Shfletoni galerinë për të parë të njëjtin fustan edhe në trupin e Rihanna-s.

Komento
Etiketimet
Shperndaje