Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hiqej si George Clooney, italiani arrestohet pas disa viteve në arrati

Hiqej si George Clooney, italiani arrestohet pas disa viteve në arrati
June 17
15:55 2019

Një burrë italian, i cili njihej nga policia si personi që pretendote se ishte George Clooney për të shitur veshje online, është arrestuar pas disa viteve në arrati.

Francesco Galdedli, 58 vjeç, u ndalua nga policia ditën e shtunë në Tajlandë, në qytetin Pattaya, pas dyshimeve se po qëndronte në këtë shtet ilegalisht. Policia gjithashtu arrestoi Vanja Goffi, 45 vjeç, shoqëruese e italianit dhe dyshohet se është bashkëpunore ne krim. Madje të dy konsiderohen si Bonnie dhe Clyde italanë, e kanë qenë në kërim nga Interpoli që në 2013-ën.

Galdelli u dënua nga një gjykatë në Milano me 8 vite burg në 2010-ën, pasi u shpall fajtor për vjedhjen e identitetit të aktorit të famshëm George Clooney. Pas këtij vendimi ai doli jashtë Italisë, por u arrestua sërish në 2014-ën. Një ditë më vonë ai sërish u arratis, duke paguar rojet e burgut ku mbahej 500 paund secilin.

Clooney dëshmoi në gjyqin kundër çiftit të hajdutëve, duke thënë se ata kishin mashtuar shumë persona duke përdorur emrin e tij, në mënyrë që të investonin në një biznes veshjesh, që mbante emrin GC Exclusive nga Geroge Clooney.

via GIPHY

 

Dedektivët në Tajlandë thanë se Francesco gjatë marrjes në pyetje e kishte pranuar këtë akuzë, duke thënë se kishte përdorur emrin e aktorit që të ‘joshte” njerëzit, për ti dhënë shuma të mëdha parash. Ai gjithashtu akuzohet për mashtrim, pasi është kapur duke bërë tregti për shitjen e orëve Rolex dhe i ka dërguar blerësve qese me kripë në vend të tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje