Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hillary dhe Bill Clinton, gjyshër për herë të dytë

June 19
10:12 2016

chelsea clinton

chelsea clinton
Picture 1 of 2

Chelsea Clinton, vajza e Hillary dhe Bill Clinton, ka sjellë në jetë djalin e saj. E bija e ish-presidentit Clinton dhe e kandidates  demokrate aktuale është  bërë nënë e një djali këtë të shtunë,  të cilin e kanë quajtur Aidan.

Ky është fëmija i dytë i  Chelsea-t dhe bashkëshortit Marc Mezvinsky. Vajza e tyre, Charlotte Clinton-Mezvinsky, lindi në shtator të vitit 2014. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Clinton ka ndarë me miqtë e saj lajmin e mirë: “Marc dhe unë jemi shumë të lumtur  pasi festojmë ardhjen në jetë të djalit tonë, Aidan Clinton Mezvinsky”.

Kjo gjithashtu i bëri Billin dhe Hillary-in gjyshër për herë të dytë. Të dy nuk mund të rrinin të qetë pa i shprehur emocionet e shtimit të familjes me një anëtar të ri. Ata e kanë ndarë gëzimin e tyre me të gjithë miqtë duke i uruar mirëseardhjen nipit dhe duke shprehur entuziazmin nëpërmjet një deklarate në Twitter.

Hillary nuk e ka fshehur asnjëherë gëzimin e saj në të qenit gjyshe. “Derisa më ndodhi nuk e kisha kuptuar ndikimin e kësaj ndjesie. Të duket sikur bie sërish në dashuri. Nuk ka si ajo ndjenjë. Ka qenë absolutisht një përvojë që më ka ndryshuar jetën”,- është shprehur ajo në fillim të këtij muaji.

Duket se ky është një vit i madh për  familjen Clinton-Mezvinsky.

Komento
Shperndaje