Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hilary Duff në një lidhje të re

Hilary Duff në një lidhje të re
October 17
09:57 2016

Hilary Duff konfirmon zyrtarisht se është në një lidhje përmes disa fotove në Instagram.

Aktorja dhe trajneri i saj personal e kanë shijuar lidhjen e tyre prej kohësh tashmë, por nuk e kishin zyrtarizuar deri ditën e diel në mëngjes.  Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto bardhë e zi, duke u puthur me  Jason Walsh e duke shkruar bashkangjitur fotos: “Një takim me J”.

Më herët 29-vjeçarja nuk ka dashur të zbulojë më shumë për marrëdhënien e saj.

“Ne njihemi me njëri-tjetrin  prej kohësh dhe ai është një djalë i mrekullueshëm. Kemi kaluar shumë bukur bashkë. Është mirë të përjetoj atë lloj emocioni në jetën time”,- është shprehur këngëtarja.

Kjo është hera e parë që Duff bën publike një lidhje që prej ndarjes nga Mike Comriein në vitin 2014. Çifti kanë një djalë 4 vjeç  që quhet Luca./Blitz.al/

hilary

Komento
Shperndaje