Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hidhet shorteu i “Eurovision 2018”, zbuloni se kur do të këndojë Eugent Bushpepa

Hidhet shorteu i “Eurovision 2018”, zbuloni se kur do të këndojë Eugent Bushpepa
January 29
21:21 2018

Eventi më i rëndësishëm muzikor Europian, Eurovision 2018, këtë vit do të mbahet në Lisbon. Sot është hedhur shorteu i vendeve pjesëmarrëse në dy gjysmëfinalet. Shqipëria do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë më datë 8 maj 2018.  Sipas të dhënave të publikuara nga faqja Eurovision Albania këto janë vende që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale. Përfaqësuesi i Shqipërisë këtë vit është Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

19 vendet pjesmarrëse në gjysëmfinalen e parë 8 Maj 2018

Blloku i parë: Bjellorusia, Bullgaria, Lituania, ShqipëriaCekia, Belgjika, Islanda, Azerbajxhani, Izraeli, Estonia

Blloku i dytë: Zvicra, Finlanda, Austria, Irlanda, Armenia, Qipro, Kroacia, Qipro, Maqedonia

18 vendet pjesmarrëse në gjysëmfinalen e dytë 10 Maj 2018

Blloku i parë: Rusia, Serbia, Danimarka, Rumania, Australia, Polonia, Norvegjia, Moldavia, San Marino, Vendet e Ulëta (Holanda).

Blloku i dytë: Mali i Zi, Suedia, Hungaria, Malta, Letonia, Gjeorgjia, Sllovenia, Ukraina,

 

Komento
Shperndaje