Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hervin Çuli ironizon protestën e PD-së. Acarohet Robert Ndrenika

Hervin Çuli ironizon protestën e PD-së. Acarohet Robert Ndrenika
February 21
19:17 2017

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli para pak ditësh ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një status ku ironizon protestën e Partisë Demokratike.

Ai i është drejtuar një personi, i cili është prezantuar si një aktor nga Fushë Kruja dhe ka shkruar:

“I pari në protestë foli një aktor (kështu u prezantua) nga Fushë- Kruja. Nëse e njeh njeri të më japë ndonjë koordinatë se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shumë gjëra për teatrin (shante para e mbrapa) deri në Fushë-Krujë edhe mund të mos kenë mbërritur. Ta marrë djalli, edhe këtë aktorin nga Fushë-Kruja kishim mangët!”

Në këtë status kanë komentuar mjaft njerëz, por edhe artistë që jepnin mendimet e tyre, por duket se artistit të njohur Robert Ndrenika nuk i ka pëlqyer aspak dhe duket shumë i acaruar me ironinë që Çuli ka përdorur në statusin e tij.

“ Që kur ka filluar të bëjë ham-ham drejtori?”- shkruan Roberti në statusin e Çulit, ndërkohë që e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e drejtorit, i cili i drejtohet duke thënë: “Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je”.

Rikujtojmë se Robert Ndrenika ka qenë deputet i Partisë Demokratike në periudhën e rrëzimit të regjimit komunist dhe sigurisht që nuk mund t’i pëlqejnë aspak kundërvëniet politike për sa i përket kësaj partie./Blitz.al/

Komento
Shperndaje