Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherri Babastars – OTR, një tjetër i plagosur veç Noizy-t

September 13
19:26 2016

Pasditen e sotme, në Prishtinë, jashtë ambienteve të një hoteli, dy nga reperat më të njohur, Noizy dhe Cozman, janë përplasur me armë me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri të plagosur kanë mbetur Noizy dhe një tjetër reper i OTR-s. Sipas Indeksi Online, burime brenda Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë pohojnë se personi i plagosur në përleshjen e sotme është Denis Hajri, i njohur me nofkën Varrosi, mik i Noizy-t. Këto dy grupe kanë pasur përplasje edhe më parë dhe njihen për rivalitetin mes tyre.  Ende nuk ka një informacion të konfirmuar, por mediat kosovare pohojnë se të dy reperat janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ka arrestuar menjëherë Cozman dhe dy persona të tjerë./Blitz.al/

Shperndaje