Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Heronjtë” e fëmijërisë frymëzojnë VIP-at shqiptarë…

“Heronjtë” e fëmijërisë frymëzojnë VIP-at shqiptarë…
October 27
11:09 2016

Van Damme, Rambo, Rocky Balboa etj. mund të themi me bindje që kanë qenë “heronjtë” e fëmijërisë të fëmijëve të pas viteve ’90. Por mesa duket, këto personazhe janë kthyer edhe në muza frymëzimi për këngëtarët shqiptarë. Vetëm përgjatë këtij viti kemi pasur shumë projekte muzikore, që u janë referuar pikërisht këtyre “heronjve”…

Kaos, “Vandami”

Reperët Vig Poppa dhe Lumi B, përpos projekteve personale, prezantuan këtë verë një këngë të përbashkët, duke na kujtuar që grupi i famshëm “Kaos” vazhdon të ekzistojë. Kënga që bëri bashkë dy reperët ishte pikërisht një projekt dedikuar një prej figurave dhe personazheve më të dashur të Hollivudit, “Vandamit”. Klipi i këngës është bazuar totalisht mbi një nga filmat më të famshëm të Jean-Claude Van Damme, “Kickboxer”.

Dj Blunt & Real1, “Rambo”

Kënga e fundit e Dj Blunt dhe Real 1 mban titullin e një tjetër heroi filmash aksion. “Rambo”, i cili interpretohet nga Sylvester Stalone, ka qenë një burim frymëzimi për dyshen e njohur të artistëve kosovarë.

Mozzik & Getinjo, “Tony Montana”

Protagonisti kryesor i filmit “Scarface”, Tony Montana, është një figurë “frymëzuese” për meshkujt shqiptarë dhe kjo është pak, por e sigurt. Ndonëse filmi është xhiruar në vitin 1983, “Tony Montana” ka me shumicë edhe në ditët e sotme. Nga ky fakt janë frymëzuar edhe vëllezërit, Getinjo dhe Mozzik, duke sjellë kështu një këngë që ka korrur vërtet sukses këtë verë.

Cozman & Skivi, “Maradona”

Nuk është hero filmash, por futbolli është pa diskutim. Bëhet fjalë për futbollistin e famshëm, Diego Armando Maradona. Përveç talentit në futboll, argjentinasi i famshëm është i njohur edhe si përdorues i kokainës. Ky binom ka frymëzuar edhe reperat e labelit “Babastars”, Skivi e Cozman, që realizuan një këngë të re me titullin “Maradona”. Ajo është publikuar mbrëmë dhe mund ta gjeni në YouTube në variant audioje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje