Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hendeku i pagave mes gjinive në Hollywood. Natalie Portman ka diçka për të thënë!

Hendeku i pagave mes gjinive në Hollywood. Natalie Portman ka diçka për të thënë!
January 11
16:41 2017

Shpesh kemi dëgjuar për hendekun e pagave mes gjinive në Hollywood dhe Natalie Portman ka diçka për të thënë lidhur me këtë. Ajo ka dhënë një intervistë dhe është pjesë e kopertinës së revistës “Marie Claire” për muajin shkurt.

Aktorja ka zbuluar një tjetër rast kur ajo, femra në këtë rast, ka fituar më pak se një mashkull, koleg i saj.  Për performancën në filmin “No Strings Attached”, Portman është shprehur se ka fituar tri herë më pak se Ashton Kuthcher. Portman është shprehur se tani që e mendon do të donte që reagimi i saj të ishte më pak indiferent.

“Nuk isha aq e acaruar sa duhej të isha. Dua të them, ne paguhemi dhe vështirë se mund të ankohemi, por pabarazia është e madhe”,- është shprehur aktorja.

Por tani, 6 vite pas këtij filmi, Natalie nuk është edhe aq indiferente ndaj këtij fakti apo të kërkojë të drejtën e saj. “Unë nuk mendoj se burrat apo gratë janë më shumë ose më pak të aftë, thjesht kemi një situatë shumë të qartë ku grave nuk u jepet mundësia. Ne duhet të jemi pjesë e zgjidhjes, jo e problemit”,- ka shtuar ajo.

/Blitz.al/

Shperndaje