Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Heidi Klum, pushime seksi me të dashurin

June 08
12:05 2016

Pushimet e Heidi Klum nuk kishin si të ishin ndryshe veçse marramendëse. Ajo ka zgjedhur të kalojë disa ditë në plazh me të dashurin e saj Vito Schnabel në brigjet e Detit Mesdhe.

Të dashuruarit nuk mundeshin të qëndronin pa prekur njëri-tjetrin dhe siç e tregojnë edhe fotot duket se e kanë shfaqur edhe këtu dashurinë. Klum është shfaqur topless  ndërkohë që çifti shijonte ujërat dhe diellin në Pampelone, në gjirin e San Tropez-it në Francë. Edhe pse 43 vjeçe, modelja dhuronte një pamje të këndshme teksa zhytej në ujë në krahët e të dashurit vetëm me pjesën e poshtme të bikinit. Heidi nuk inatosej me mashkullin e saj as kur ai i puthte flokët e lagur apo kur i zhyste kokën në ujë. Pasditja e tyre pas zhytjeve në ujërat e Mesdheut dhe një xhiroje me jaht ka përfunduar me një shëtitje në bregdet për t’iu rikthyer sërish jahtit luksoz. Çifti është njohur në vitin 2014 dhe pavarësisht diferencës në moshë janë shumë të dashuruar.

Shperndaje